Meglenski: Respekte për Strugën, le të fitojë më i miri

Pobeda e Prilepit gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë ndeshjen e raundit të parë të Kupës së Maqedonisë kundër Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”. Do të jetë kjo një ndeshje e vështirë për të përzgjedhurit e trajnerit Toni Meglenski, i cili respekton në maksimum kundërshtarin. Sipas tij Struga Trim Lum ka futbollistë mjaft cilësorë të cilët më parë disa kanë luajtur edhe te Pobeda, ashtu që njeh shumë mirë kualitetet e tyre.

“Nuk duam që të përfundojmë garat aq herët nga Kupa e Maqedonisë. Është kjo faza e parë, mirpëo mund të them se përballë kemi një kundërshtarë shumë të mirë, një ndër skuadrat më të mira në Ligën e Dytë dhe kandidatë kryesor për të hyrë në Ligën e Parë. Mendoj se kanë skuadër për Ligë të parë, ndërsa njoh shumë mirë edhe disa futbollistë të kësaj skuadre, madje që më herët kanë luajtur edhe te Pobeda. Nuk dorëzohemi, e thash në fillim shkojmë të luajmë futboll dhe në fund le të fitojë më i miri” – tha enkas për “infOSport.mk” trajneri i Pobedës, Toni Meglenski.

Meglenski në ndeshjen e nesërme ndaj Struga Trim Lum nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë Daniel Karçeski, ndërsa jashtë kombinimit pritet të jetë edhe sulmuesi Bllagoja Geshoski.

Ndeshja Struga Trim Lum – Pobeda starton në ora 17:00, ndërsa drejtësinë do të ndajë arbitri nga Strumica, Marjan Gocevski.

Leave a Reply