Tançeski: Pobeda një motiv shtesë për të treguar më të mirën

Struga Trim Lum pas dy ndeshjeve kampionale në Ligën e Dytë, gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë ndeshjen e raundit të parë të Kupës së Maqedonisë kundër Pobedës, që njëherit do të jetë edhe testi më serioz për të besuarit e trajnerit Aleksandar Tançeski, njofton “infOSport.mk”.

Strategu strugan thotë se vetë emri i kundërshtarit pritet të jetë një motiv shtesë për futbollistët e tij, tek të cilët ka shumë besim.

“Vetë emri i kundërshtarit na motivon. Të luash ndaj një skuadre nga Liga e parë çdoherë është motiv shtesë. Mund të ketë disa ndryshime në formacion, teksa disa futbollistë mund të fitojnë minutazh, por gjithsesi se në këtë ndeshje dëshirojmë ti masim forcat e vërteta” – tha enkas për “infOSport.mk”, trajneri i Struga Trim Lum, Aleksandar Tançeski.

Struga Trim Lum dhe Pobeda do të takohen për herë të parë në historikun e tyre në një ndeshje zyrtare, ndërsa është kjo një mundësi e mirë për gjithë futbolldashësit që nesër të jenë prezent në shkallët e stadiumit në Strugë dhe të përkrahin skuadrën e tyre të zemrës.

Ndeshja Struga Trim Lum – Pobeda starton në ora 17:00.

Leave a Reply