Lajm i mirë për Milanin, rikthehet Konti

Mbrojtësi italian, Andrea Konti do të jetë në disponim të trajnerit Xhenaro Gatuzo nga fillimi i tetorit. Futbollisti i ardhur nga Atalanta verën e shkuar, mungoi gjatë gjithe sezonit të kaluar, pas atij lëndimi të rëndë në gju, pas së cilës iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.

Rikthimi i tij priteshe të ndodh në muajin shtator, mirëpo “Tuttosport” njoftoi se italiani procesit stërvitorë me pjesën tjetër të skuadrës do ti bashkëngjitet në fillimin e muajit tetor.

Mbrojtësi 24-vjeçar verën e vitit 2017-të nga Atalanta te Milani erdhi për shumën e 24 milion eurove.

Leave a Reply