Maqedonia e Veriut barazon në duelin e parë ndaj Bosnje e Hercegovinës

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futsal ka barazuar 3:3 në miqësoren ndaj Bosnje e Hercegovinës, të zhvilluar në Bihaç, njofton “infOSport.mk”.

Pjesa e parë u mbyll vetëm me një gol të shënuar, edhe atë në rrjetën e përfaqësueses sonë,  e cila u këndell në pjesën e dytë, kur luajti shumë më mirë, ndërsa falë super golit të shënuar Adrian Micevski arriti që të barazojë rezultatin në 1:1.

Boshnjakët  u kundërpërgjigjen shpejtë, duke kaluar sërish në epërsi, ndërsa  braziliani Daniel Marinho de Souza me një goditje të fuqishme nga e majta arriti që të barazojë rezultatin në 2:2.

Falë golit të dytë të shënuar nga ana e Micevskit, Maqedonia për herë të parë kaloi në epërsi në këtë ndeshje, megjithatë nuk vonoi shumë dhe Bosnje e Hercegovina  barazoi rezultatin në 3:3, që në fund doli të jetë rezultati përfundimtarë i takimit të parë miqësorë, transmeton “infOSport.mk”.

Sot me fillim në ora 17:00 këto dy përfaqësuese do të zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë miqësore, që “verdhekuqve” do ju shërbejë për eliminatoret e Botërorit të vitit 2020, që nga data 22 deri me 27 tetor do të zhvillohen në Ukrainë.

Leave a Reply