Struga Trim Lum përshëndetet nga Kupa e Maqedonisë

Struga Trim Lum është përshëndetur nga Kupa e Maqedonisë që në raundin e parë, pasi sot u eliminua nga skuadrës e Ligës së Parë, Pobeda, njofton “infOSport.mk”. Pobeda shënoi fitore 2:1, ndërsa goli i parë erdhi në minutën e 22-të, kur Jordanço Naumoski nga pika e bardhë shënoi në rrjetën e Simonovskit.

Ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë 45 minutave të para, ndërsa në pjesën e dytë Valentin Koçoski vetëm pas dy minutave lojë arriti që të barazojë shifrat në 1:1.

Për Koçoskin, ish sulmuesin e FC Shkupit ishte ky goli i parë me fanellën e Struga Trim Lum në një ndeshje zyrtare, duke i bërë me dije trajnerit Tançeski se në të ardhmen duhet llogaritur më shumë në shërbimet e tij.

Golin e fitores për Pobedën në këtë ndeshje e realizoi sulmuesi amerikan, Kirijan Nvabueze në minutën e 75-të, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Struga Trim Lum 1, Pobeda 2.

Skuadra nga Prilepi kështu bëhet skuadra e rradhës që siguron një vend për në ndeshjet e 1/8 së finales, ndërsa udhëtuesi i fundit do të caktohet me 5 shtator në Gjevgjeli, kur mejdanin do të ndajnë Kozhuvi dhe Shkëndija e Tetovës, që njëherit mbron edhe trofeun e vitit të kaluar.

Foto: gol.mk

Leave a Reply