Arian Ademi jashtë fushave për 1 muaj

Edhe pse dje ishte i përfshirë në listën e të ftuarve nga seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë Igor Angellovski, megjithatë Arian Ademi nuk do të mund të jetë pjesë e dy takimeve të shtatorit në Ligën Kombëve.

Ademi pësoi një lëndim në duelin me skuadrën e tij Dinamo Zagreb ndaj Jang Bojs dhe zyrtarisht pas ekzamenimeve mjekësore ai do të qëndrojë jashtë fushave për 1 muaj. Seleksionuesi Angellovski nuk do të ftojë zëvendësues për Ademi për ndeshjen e parë, ndërsa për të dytën do të mendojë ndonjë alternativë.

Maqedonia ndeshjen e parë e luan në transfertë me Gjibraltarin me 6 shtator, ndërsa tre ditë më vonë në Shkup e pret Armeninë.

Leave a Reply