UEFA licencon stadiumin “Fadil Vokrri”

Stadiumi “Fadil Vokrri” është licencuar edhe zyrtarisht nga UEFA. Lajmin është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Kosovës nëpërmjet faqes zyrtare, duke njoftuar se stadiumi “Fadil Vokrri” ka përmbushur të gjitha kriteret e kategorisë së katërt të bazuar në rregulloren e UEFA-së.

“UEFA, sot ka njoftuar zyrtarisht Federatën e Futbollit të Kosovës se stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë pas renovimit të tërësishëm i ka plotësuar kriteret dhe është licencuar për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve”, thuhet në komunikatën e FFK-së.

Kosova do ta nisë aventurën në Ligën e Kombeve më 7 shtator kundër Azarbajxhanit në transfertë, ndërsa pas 3 ditëve do të luajnë në Prishtinë ku do të përballen me Ishujt Faroe.

Leave a Reply