Ja sa para do të përfitojë Shkëndija në rast kualifikimit në grupe

Shkëndija sot ndodhet para një momenti historik. Skuadra tetovare ndaj Rosenborgut në Shkup do të kërkojë fitoren 2:0, që do ju mundësonte atyre një vend për në grupet e Liga Europa. Përveç që do të ishte suksesi më i madh i Shkëndijës në historikun e saj, njëkohësisht edhe arkat e skuadrës tetovare do të pasuroheshin në mënyrë enorme.

Me një kualifikim eventual, Shkëndija do të përfitonte 2.920.000 euro, ndërsa nëse këtu do shtoheshe edhe shifra e siguruar deri më tash 1.440.000 euro, i bie që Shkëndija në total do të përfitonte 4.360.000 euro.

Kësaj shume në varësi prej rezultateve të arritura në grupet e Liga Europa, gjithnjë nëse Shkëndija kualifikohet, do i shtoheshin për çdo fitore edhe 590.000 euro dhe 190.000 për barazim.

Përveç kësaj Shkëndija gjithashtu do të përfitonte edhe nga shitja e të drejtave televizive, por gjithashtu edhe nga shitja e biletave, që me kundërshtarë të mëdhenj, me siguri se tribunat e stadiumit do të ishin përplotë të mbushura me tifoz. Megjithatë për të arritur këto shuma marramendëse dhe që publiku në Maqedoni të sheh kundërshtarë atraktiv, Shkëndija sonte fillimisht do të duhet të eliminojë Rosenborgun, dhe më pas të mendoj edhe për të ardhurat e përfituara dhe për kundërshtarët e mundshëm.

Rikujtojmë ndeshja Shkëndija – Rosenborg sonte në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup starton në ora 20:15.

Leave a Reply