Milani gati ti marrë mesfushorin Çelzit

Milani pas Bakajokos, dëshiron të marrë edhe një tjetër futbollist nga rradhët e Çelzit. Bëhet fjalë për mesfushorin spanjoll, Cesk Fabregas, i cili një kohë më të gjatë pëlqehet nga Milani,  por tashmë ka elemente që e bëjnë këtë transferim edhe më të mundshëm.

Është “Corriere dello Sport” që shkruan se “rossonerët” janë të vendosur për të nënshkruar me spanjollin, i cili më nuk është më i pëlqyeri te skuadra e Çelzit. Mirëpo duke pasur parasysh se në fund të këtij sezoni ai mund të largohet si agjent i lirë nga “Stemford Brixh”, drejtuesit e skuadrës londineze me siguri se janë të interesuar të përfitojnë prej tij në merkaton e janarit.

Trajneri i ri i Çelzit, Mauricio Sarri nuk e pëlqen lojtarin dhe paraqitja e vetme e tij ishte në ndeshjen e Superkupës ndaj Mançester Sitit.

Nëse vjen deri te një transferim i këtillë, do të ishte kjo hera e parë që Fabregas do të luante në “Serie A”, pasi ai ka luajtur vetëm për Barcelonën dhe Arsenalin para se të kalonte në “Stemford Brixh” në vitin 2014-të.

Leave a Reply