Khedira: Të vazhdojmë të shkruajmë historinë “bardhë e zi”

Mesfushori i Juventusit, Samir Khedira ka vazhduar kontratën me Juventusin. Gjermani me origjinë tuniziane me kampionët e Italisë ka nënshkruar deri verën e vitit 2021, duke ju dhënë në këtë mënyrë fund spekullimeve rreth të ardhmes së tij.

“Kam nënshkruar kontratë të re me Juventusin deri në vitin 2021. Që nga dita e parë kur kam ardhur këtu kisha një ndjenjë të fortë dhe shumë shpejtë ndihesha si në shtëpi. Jam shumë krenar që jam pjesë e kësaj historie të madhe të klubit dhe familjes së Juventusit. Të vazhdojmë të shkruajmë historinë “bardhë e zi”” – tha mesfushori gjerman, Sami Khedira.

I ardhur tre vite më parë në Torino, Khedira ka fituar 3 tituj kampioni në “Serie A”, 3 Kupa të Italisë dhe 1 Superkupë italiane.

Leave a Reply