Drita e Gjilanit mbetet pa trajner, Bekim Isufi jep dorëheqje

Bekim Isufi nuk është më trajneri i Dritës. Tekniku që shpalli kampion të Kosovës “intelektualët” nga Gjilani sezonin e kaluar ka dhënë dorëheqjen nga detyra si trajner i Dritës pas humbjes së tretë radhazi që pësoi skuadra ndaj Llapit. Pas 4 viteve në stolin e Dritës, me një shkëputje të vogël në mes, 42-vjeçari ka vendosur të largohet përfundimisht edhe pse ishte ai trajneri që bëri mrekullinë duke fituar titullin me kampion me këtë skuadër si dhe duke kaluar turin paraelimintor në Champions League që i dha mundësinë Dritës të merrte pjesë në turin e parë të Championsit dhe në turin e dytë të Europa League gjatë këtij edicioni të Kupave të Europës.

Pas ndeshjes ndaj Llapit Bekim Isufi komunikoi dorëheqjen nga stoli i skuadrës kampione një vendim të cilin ai e kishte marrë një ditë më parë.

Leave a Reply