Ekskluzive: Ish futbollisti i Shkëndijës transferohet në Rumani te FC Hermannstadt (FOTO)

Besart Abdurahimi karierën e tij do ta vazhdojë në elitën e futbollit rumun. Sulmuesi 28 vjeçar ka kaluar në rradhët e FC Hermannstadt me të cilët ka firmosur kontratë për 18-të muajt e ardhshëm, njofton “infOSport.mk”.

Ish-reprezentuesi i Maqedonisë u largua në verë nga Partizani i Tiranës, ndërsa vendos që destinacioni i tij i rradhës të jetë Rumania.

Ai ka nisur karrierën te NK Zagrebi në Kroaci, për të kaluar më pas në Izrael te Hapoel Tel Aviv. Pasuan transferimet te Lokereni në Belgjikë, Astana në Kazakistan dhe Cerezo Osaka në Japoni, para se në janar të vitit 2017 të firmoste me Shkëndijën e Tetovës, prej ku kaloi në Shqipëri te Partizani.

Abdurahimi ka kaluar gjithë reprezentacionet e moshave të Kroacisë, prej U16 deri te U 21, ndërsa si senior vendosi të përfaqësonte Maqedoninë për të cilën ka shënuar 1 gol në 12-të paraqitje.

 

Leave a Reply