71-vjeçari Tabarez edhe 4 vite në krye të Uruguait

Trajneri i Uruguait Oskar Uashington Tabarez ka arritur marrëveshje të re me federatën e futbollit të këtij vendi, duke zgjatur kontratën e tij edhe për katër vjet.

Ai e firmosi këtë kontratë gjatë ditës së premte për ta vazhduar punën të cilën e mban që prej vitit 2006.

71 vjeçari me Uruguain e tij në Botërorin e fundit në Rusi luajti deri në çerekfinale, kur u eliminua nga Franca, kombëtare kjo që më pas u shpall edhe kampione e Botës pasi në finalen e madhe mundi Kroacinë.

Ndërkaq tetë vjet më parë, ai e kishte zënë vendin e katërt në Botëror, por një vit më vonë e kishte fituar Kupën e Amerikës.

Leave a Reply