Ja cili zgjidhet goli më i bukur i xhiros së parë në Ligën e Kampionëve (VIDEO)

Goli i sulmueist argjentinas të Interit, Mauro Ikardi në rrjetën e Totenhamit është zgjedhur si më i mirë në kuadër të ndeshjeve të xhiros së parë në grupet e Ligës së Kampionëve Europian. Ikardi në rrjetën e londinezëve shënoi në minutën e  85-të, pasi mjaft mirë priti harkimin e Kvadvo Asamoah nga e majta dhe me një goditje precize me të parën me të djathtën e tij nga vija e zonës së rrezikut arriti që të barazojë shifrat në 1:1.

Ky gol entuziazmoi tej mase futbollistët “zikaltër”, të cilët në minutat shtesë të takimit përmes Vesinos shënuan edhe golin e dytë dhe të fitores ndaj Totenhamit.

Për Ikardin ndeshja ndaj Totenhamit ishte debutuese për të në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, që e kurorëzoi me gol.

Leave a Reply