Lloga: Ndaj Gostivarit kërkojmë vazhdimësinë e rezultateve pozitive

Sot në kuadër të Ligës së Dytë – Perëndim në program është derbi i madh shqiptarë midis Struga Trim Lum dhe Gostivarit, njofton “infOSport.mk”. Pa dyshim se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, me Struga Trim Lum që kërkon vazhdimësi të rezultateve pozitive, dhe Gostivarin që me trajnerin e ri Erxhan Menga kërkon të bëjë kthesë të rezultateve dhe pas dy disfatave të njëpasnjëshme të kap një seri pozitive të rezultateve.

Një ndër futbollistët më të mirë në rradhët e Struga Trim Lum, Altin Lloga thotë se e respëktojnë shumë kundërshtarin pavarësisht dy disfatave të njëpasnjëshme, megjithatë shpreson se me ndihmën e publikut të vazhdojnë me rezultatet pozitive.

“Ndeshje shumë e rëndësishme për vazhdimësi, edhe për ta thellu diferencën me ndjekësit tanë. Luajm kundër një ekipi stabil në Ligën e Dytë. Pavarësisht dy humbjeve në ndeshjet e fundit, ne respektojmë ekipin e Gostivarit, por mendoj dhe jam i bindur se jemi ekip më kualitativ në ligën e dytë, ndërsa një gjë të tillë ngelet ta dëshmojmë edhe ne terren. Shpresoj qe të kemi vazhdimësi rezultatesh pozitive, ashtu që ftoj dashamirët e futbollit që të vijnë në numër sa më të madh për të na ndjekur” – tha Altin Lloga në një prononcim për “infOSport.mk”.

Struga Trim Lum me 10 pikë të tubuara në 4 xhirot e para aktualisht mban pozitën e parë, ndërsa Gostivari me 6 pikë renditet vetëm në pozitën e 6-të.

Ndeshja Struga Trim Lum – Gostivari do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Strugës me fillim në ora 15:30.

Leave a Reply