Valencia ju rikthehet fitoreve në transfertë

Valencia ka shënuar fitore si mysafir në javën e 19-të duke mundur  Deportivo La Korunjën me rezultatin 1:2, njofton “infOSport.mk”. Është kjo fitorja e parë pas dy disfatave të njëpasnjëshme në transfertë, me ç’rast skuadra nga Mestalia mban hapin me Atletiko Madridin, skuadër kjo e cila më herët mundi Eibarin me rezultat 0:1.

Fitoren e Valencias e paralajmëroi Guedes me golin e shënuar në minutën e 37-të, teksa Rodrigo me golin e shënuar në minutën e 64-të solli siguri më të madhe për skuadrën mysafire.

Këtë siguri për një çast e luhati Andone me golin e realizuar në minutën e 88-të, mirëpo që në fund goli i futbollistit vendas doli të vlejë vetëm për statistikë,  pasi barazimin Deportivo La Korunjës i’a mohoi fare në fund sulmuesi i saj, Adrian Lopez që nuk arriti të shënoj edhe pse ishte i vetëm para portierit të Valencias. Në fund fitore e merituar për Valencian që vazhdon të mbaj pozitën e tretë në tabelën e klasifikimit me 40 pikë, dy më pak se Atletiko Madridi i vendit të dytë.

Në anën tjetër Deportivo La Korunja pas kësaj disfate mbetet në vendin e 17-të me 16-të pikë.

Leave a Reply