Euro goli i Ylber Alilit ndaj Labunishtës (VIDEO)

Goblen Junior nga Kumanova po i rikthen nderin qytetit të Kumanovës. Skuadra debutuese në Ligën e Dytë – Perëndim sezonin e ri e ka nisur në mënyrën më të  mirë, duke mos njohur ende disfatën edhe pas 5 xhirove të kaluara, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kumanovare në ndeshjen e fundit kundër Labunishtit barazoi 1:1, ndërsa edhe përkundër faktit se luajti me një futbollistë më pak në fushë, Gobleni ishte më afër fitores, e cila megjithatë nuk erdhi.

Golin e vetëm, që ishte një kryevepër e rradhës e mesfushorit Ylber Alili, Gobleni e realizoi që në minutën e 6-të, teksa për Labunishtin realizoi shqipari Migjen Sherifi në minutën e 56-të.

Përmbledhja e rasteve dhe golave, nga ndeshja KF. GOBLEN vs KF. Labunishti, ku përfungoj me rezultat 1:1. Dhe ne fund mund ta ndiqni deklaraten e trajnerit te Goblenit, Florim Ymeri.

Публикувахте от F.C Goblen в Събота, 22 септември 2018 г.

Ndryshe për Ylber Alilin ishte ky goli i dytë në dy ndeshjet e fundit, duke u shndërruar në një lider të vërtetë në mesfushën e Goblenit, por që gjithnjë është në ndihmë të repartit të sulmit, siç ishte rasti edhe në ndeshjen e javës së katërt kundër Gostivarit në transfertë.

Alili në atë ndeshje edhe pse në lojë u inkuadrua vetëm në pjesën e dytë, doli të jetë lojtari kyç në atë përmbysje të madhe të Goblenit, kur disavantazhin 2:0 të pjesës së parë, në fund e kurorëzoi me fitoren e skuadrës së tij me rezultatin 2:3. Fantazisti kumanovar në atë ndeshje shënoi golin e parë nga pika e bardhë, që më pas të jetë në rolin e asistuesit edhe në dy golat tjerë të shënuar nga Bekim Ramadani dhe Hasan Bilali.

Ndeshjen e javës së 6-të Gobleni do ta zhvillojë në transfertë kundër Korabit.

Hightlights e ndeshjes Kf Gostivari vs Kf Gobleni, ku djelmoshat tanë sot në Gostivar përmbysën rezultatin nga 2:0 në 2:3.Shikim të këndshëm…

Публикувахте от F.C Goblen в Събота, 15 септември 2018 г.

Leave a Reply