Mesfushori Bradji flet para ndeshjes me Bellasicën

Skuadra e FC Shkupit ka lënë pas vetes fitoren ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit dhe tashmë gjithë vëmendjen ka përqëndruar ka ndeshja e së mërkurës kundër Bellasicës në Strumicë, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 7-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSPort.mk”.

Për ndeshjen e radhës ndaj skuadrës së Bellasicës, për faqen zyrtare të klubit nga Çairi ka folur futbollisti që këtë verë përforcoi mesfushën e Shkupit, Armel Bradji.

“Nga momenti që kam ardhur këtu, në këtë klub, atmosfera është shumë e mirë, klubi më ka pritur shumë mirë, gjithashtu kemi dhe një tifozeri shumë të mirë, që do të thotë që deri më tani është gjithçka në rregull. Për ndeshjen që vjen, nuk kam shumë për të thënë, për shkak se duhet të luajmë si një grup, duhet të jemi të gjithë së bashku, njëri tjetrin ta ndihmojmë, që në fund të fitojmë për ekipin”, ka përfunduar Bradji.

Ndeshja Bellasica – Shkupi luhet të mërkurën në stadiumin “Mlladost” në Strumicë me fillim në orën 15:30 minuta, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri Sojançe Stojanov.

Leave a Reply