Sevilja turpëron Realin e Madridit (VIDEO)

Sevilja ka turpëruar Realin e Madridit në ndeshjen e javës së 6-të në La Liga, duke mundur ekipin “mbretëror” me rezultatin 3:0, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra andaluziane zhvilloi një pjesë të parë të shkëlqyeshme kur edhe shënoi të tre golat.

Andre Silva kaloi në epërsi Seviljën në minutën e 17-të, ndërsa i njëjti futbollistë në minutën e 21-të shënoi edhe golin e dytë, duke përfituar nga një devijim i portierit Kurtua. Megjithatë këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar në këtë pjesë, pasi Ben Jeder në minutën e 39-të shënoi edhe golin e tretë.

GOLAT NGA NDESHJA SEVILJA – REAL MADRID NDIQNI KËTU

Pikërisht ky gol ju dha fund shpresave të “madrilenëve”, të cilët në pjesën e dytë edhe përkundër dëshirës për të shënuar të paktën një gol, nuk i’a arritën qëllimit, duke iu bashkuar kështu Barcelonës që orë më parë pësuan disfatë nga Leganesi.

Ndërkohë Valencia edhe pas javës së 6-të mbeti pa fitore, duke barazuar 1:1 me Selta Vigon.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply