Makedonija Gj.P fitoren e parë e arrinë me stil (VIDEO)

Makedonija Gjorçe Petrovi ka realizuar fitoren e parë në sezonin e ri. Fitorja e parë e “verdhekuqve” erdhi me stil, pasi mundën bindshëm me rezultatin 3:0 ekipin e Rabotniçkit në kuadër të javës së 7-të, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Gjore Jovanovskit luajti një ndeshje shumë të dobët në stadiumin në Gjorçe Petrov, ndërsa këtë më së miri e shfrytëzoi skuadra vendase e Makedonija GJ.P që shënoi fitore bindëse.

Skuadra e Makedonija Gj.P avansoi me golin e Filip Stojçevskit që në minutën e 7-të, ndërsa në minutën e 28-të Hristijan Kirovski shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e “romantikëve”.

Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 58-të Makedonija GJ.P regjistroi edhe golin e tretë përmes kapitenit Bobi Bozhinovski, që në fund u tregua edhe si përfundimtarë në këtë takim.

Me këtë fitore Makedonija GJ.P arrinë në kuotën e 6 pikëve, duke u renditur në pozitën e 8-të.

Leave a Reply