Putini paralajmëron Hamiltonin: “Kësaj radhe kujdes me…”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin paralajmëroi pilotin e Formula 1, Luis Hamilton, pas fitores së britanikut në Çmimin e Madh të Rusisë, pasditen e së dielës.

Putini e mori veç Hamiltonin për t’i thënë që kësaj radhe të mos e lagte me shampanjë, ashtu siç bëri 3 vite më parë, transmeton “tch”.

Pasi e dëgjoi, Hamilton i tha duke qeshur: “Këtë radhë nuk do të të spërkas me shampanjë. Herën e kaluar nuk të laga unë”.

Leave a Reply