25 vjeçari luante me Bayernin e Mynihut, ndërsa tani është pjesë e kategorisë së nëntë në Angli!

sh-sulmuesi i Bayern Munich, Dale Jennings, do të ketë mundësinë të vazhdojë të luajë futboll, teksa është bashkuar me Runcorn Town, në North West Counties League, kategoria e nëntë angleze.

Jennings ishte vetëm 18 vjeç kur Bayern e bleu nga Tranmere Rovers.

Ai luajti 36 ndeshje për ekipin “B” të bavarezëve, por nuk u aktivizua kurrë me ekipin e parë, ndërsa dy vjet më vonë u kthye në Angli te Barnsley.

Aktualisht 25 vjeç, Jenning ka luajtur ndeshjen e fundit si profesionist në vitin 2015 me MK Dons.

Jenning e nis edhe një herë nga fillimi karrierën e tij, duke lënë pas shpine disa dëmtime të rënda dhe dështimin te Bayern. “Isha te një nga klubet më të mëdha të botës, ndërsa tani jam në një nga më të voglat, por vazhdoj të kem të njëjtën kënaqësi kur luaj futboll.”

Runcorn aktualisht është në vendin e tretë të kategorisë së nëntë, pasi ka fituar shtatë nga tetë ndeshjet e para.

Leave a Reply