Formacionet e mundshme, Napoli-Liverpull

Një ndër ndeshjet më interesante të mbrëmjes së sotme në kuadër të ndeshjeve të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve, pa dyshim se është ajo midis Napolit dhe Liverpullit, që do të zhvillohet në stadiumin ‘Sao Paolo’, në Napoli.

Skuadra e trajnerit Karlo Ançeloti në këtë ndeshje vjen pas barazimit befasues ndaj Crna Zvezdës, ku skuadra ‘napolitane’ edhe pse kishte shumë raste shënimi, në fund nga Beogradi u kthye me një barazim pa gola.

Për dallim nga Napoli, skuadra e Liverpullit në ndeshjen e xhiros së parë të grupit ‘C’ mundi Paris Sen Zhermenin me rezultatin 3:2, duke konfirmuar formën e mirë në të cilën ndodhet në këtë fillim sezoni.

Karlo Ançeloti nuk ka asnjë futbollistë të lënduar, apo suspenduar, ashtu që sonte pritet të zbresë me ekipin më të mirë ndaj Liverpullit të Jurgen Klop, i cili shpreson që nga Italia të rikthehet me fitore.

Në këtë ndeshje strategu gjerman nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Aleks Okslejd Çambërlejn, Adam Lallana dhe Origi.

Ndeshja Napoli-Liverpull starton në ora 21:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri i njohur hungarez, Viktor Kasai.

Formacionet e mundshme:

Leave a Reply