825 ditë në hotel, akomodimi i Mourinjos i kushton Mançesterit një “mal” me euro

Në Angli ka sjellë mjaft diskutime një çështje e ngritur nga “Daily Mail”, që shkruan për jetën e trajnerit Hoze Murinjo, i cili, 825 ditë pas mbërritjes së tij te Mançester Junajtedi, vazhdon të jetojë në “Hotel Lowry”. Edhe pse ka një kontratë deri në vitin 2020, ai preferon të qëndrojë në hotel.

Tabloidi anglez shpjegon se suita ku është akomoduar “Special One” që nga dita kur shkoi në Mançester, ka një kosto prej 600 stërlinash në natë. Kjo do të thotë se klubi i njohur anglez ka shpenzuar rreth 500 mijë euro vetëm për akomodimin e trajnerit portugez, që fare mirë mund të jetonte në një shtëpi dhe të paktën t’i kursente Mançesterit shpenzimet në këtë drejtim.

Murinjo ka tekat e veta dhe kërkon që t’i plotësohen të gjitha kushtet, por aktualisht shtypi anglez po analizon gjithçka me detaje, duke parë që edhe rezultatet e “Djajve të kuq” nuk po justifikojnë asgjë. (Vipsport.al)

Leave a Reply