Olimpiada “Tokio 2020” do të kushtojë 25 miliardë dollarë!

Shpenzimet e deritanishme rreth organizimit të Lojërave Olimpike Verore “Tokio 2020” arrijnë rreth 25 miliardë dollarë.

Raporti financiar i Këshillit mbikëqyrës të Japoniseë thotë se organizmi deri më tani ka kushtuar afër 25 miliardë dollarë dhe se shpenzimet deri në përfundim të përgatitijeve mund të jenë shumë më të mëdha.

Kur në vitin 2013 Japonia u caktua si organizatore e Lojërave Olimpike 2020, shpenzimet ishin parashikuar të arrijnë deri në 7.3 miliardë dollarë.

Në deklaratën e tyre të përbashkët, presidenti i Komitetit organizativ të Lojërave Olimpike Yoshiro Mori dhe kryebashkiaku i Tokios, Yuriko Koike, patën deklaruar se për organizimin e Lojërave Olimpike do të ndahet një buxhet nga 13 deri 15 miliardë dollarë.

Komisioni që monitoron shpenzimet e organizimit të Lojërave Olimpike paralajmëroi se shpenzimet, nëse nuk merren masat e duhura, mund të arrijnë në 30 miliardë euro.

Pas paralajmërimit, u soll një vendim, me qëllim të uljes së shpenzimeve, që garat në lundrim, not dhe volejboll të mbahen në objektet ekzistuese.

Leave a Reply