Ranieri mund të marrë drejtimin e Monakos!

Klaudio Ranieri mund të marrë drejtimin e Monakos, skuadër kjo që nuk e ka nisur mbarë sezonin e ri në ‘Ligue 1’, ku tashmë ndodhet në zonën e rrezikut. Strategu italian bashkë edhe me Tieri Henri janë ndër favoritët për të marrë postin e skuadrës nga ‘Lui II’, pohon ‘Sky Sports’.

Më shumë detaje pritet të ketë gjatë ditës së sotme, ose të nesërmen, kur pritet që edhe zyrtarisht trajneri aktual Leonardo Zhardim të shkarkohet nga ana e drejtuesve të Monakos.

Ranieri pjesë e Monakos ishte edhe në periudhën 2012-2014, kur fillimisht ekipin ringjiti në ‘Ligue 1’, që në sezonin e dytë ta pozicionojë atë në vendin e dytë në mesin e më të mirëve, menjëherë pas Paris Sen Zhermenit.

Për herë të fundit italiani kishte drejtuar një skuadër tjetër franceze, atë të Nant, ndërsa para se të punonte në Francë, ai ishte pjesë e Lesterit, me të cilën skuadër në vitin 2016-të u shpallën kampion.

Monako pas 9 xhirove të zhvilluara në ‘Ligue 1’ ka regjistruar vetëm një fitore dhe em 6 pikë të tubuara renditet vetëm në pozitën e 18-të. Kjo skuadër tashmë është në një seri prej 3 disfatave rradhazi, ku e fundit ishte nga Ren në terren vendas.

Leave a Reply