Zhikica Tasevski trajner i ri i Rabotniçkit

Vetëm një ditë pasi u ndanë me trajnerin Gjore Jovanovski, drejtuesit e Rabotniçkit sot kanë emëruar trajnerin e ri, që njeh shumë mirë futbollin vendor. Bëhet fjalë për strategun shkupjan, Zhikica Tasevski, i cili rikthehet sërish të drejtojë këtë skuadër pas plotë 5 viteve të plota.

Tasevski për herë të fundit Rabotniçkin kishte udhëhequr në sezonin 2012/2013, që më pas karrierën e tij ta vazhdojë në Bullgari te skuadra e Lokomotiv Plovdiv, ndërsa para se të kthehej në Maqedoni te Sileksi, kishte drejtuar edhe skuadrën kineze të Bilous.

Tasevski me Rabotniçkin ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit, me opcion për të vazhduar të njëjtën edhe për ndonjë vit tjetër, kuptohet nëse në fund palët dalin të kënaqura dhe parasëgjithash arrijnë objektivin, e që natyrisht kur është në pyetje Rabotniçki, është vetëm Europa.

Leave a Reply