FFM ndan donacion nga UEFA 50 mijë euro për SOS Fshatin e Fëmijëve

Federata e Futbollit të Maqedonisë si e nominuar nga UEFA do të ndajë donacion 50 mijë euro për  SOS Fshatin e Fëmijëve, të cilët për 15 vite punojnë dhe luftojnë për të drejtat e fëmijëve në vend. Mjetet fshati do t’i investojë në zhvillimin e mëtejshëm të aktiviteteve sportive të fëmijëve që jetojnë aty.

Në konferencën për shtyp të mbajtur në hapësirat e FFM-së, morën pjesë presidenti i këtij institucioni Muhamed Sejdini dhe sekretari gjeneral Filip Popovski.

“Federata e futbollit të Maqedonisë gjithmonë mundohet të ketë rol aktiv në shoqëri, duke dhënë kontribut në projekte dhe aktivitete që nxjerin në pah përgjegjësinë tonë sociale. Në fillim të këtij viti UEFA përmes fondacionit të saj për fëmijë kërkoi nga 55-të anëtaret e saj, përfshi edhe neve që të nominojmë organizatë nga vendi, e cila do të plotësojë kriteriumet e caktuara dhe që është e një rëndësie të veçantë për mirëqenien e fëmijëve nga kategoritë e rrezikuara sociale. Federata e futbollit të Maqedonisë ka njohur dhe mbështetur punën e SOS – Fshatit të Famijëve i cili 15 vite me përkushtim punon dhe lufton për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në vendin tonë. Në maj të këtij viti puna që bëhet në SOS Fshatin e fëmijëve u shpërblye nga Fonacioni i UEFA-së për fëmijë”, tha presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini.

Leave a Reply