Nehar Sadiki brenda dy muajve ndërron dy skuadra, por mbetet në Shqipëri!

Nehar Sadiki brenda dy muajve po ndërron dy skuadra. Ai është larguar nga Egnatia, te e cila skuadër u prezantua me datë 14 qershor, dhe i është bashkuar skuadrës së Erzenit, që ishte shumë aktive në këtë merkato, duke transferuar një skuadër të tërë.

Një gjë të tillë njofton “Panorama Sport”, sipas të cilëve kumanovari 24-vjeçar ka prishur kontratën me mirëkuptim me Egnatian dhe menjëherë ka rënë dakord për të vijuar karrierën tek Erzeni.

Të shtunën ai ishte pjesë e formacionit shijakas në qendër të mbrojtjes, duke luajtur për 90 minuta. Sadiki te Erzeni do të gjejë edhe dy futbollistët tjerë shqiptarë nga Maqedonia, Ardit Iljazin dhe Florian Kadriun, që gjithashtu gjatë kësaj merkatoje iu bashkuan skuadrës nga Shijaku.

Ndryshe do të jetë kjo hera e parë që do të luaj në Superligën shqiptare, dhe hera e dytë që do provoj veten jashtë Maqedonisë, pas aventurës një vjeçare që pati te skuadra malteze e Hamrun Spart.

Ndryshe gjatë karrierës së tij, Nehar Sadiki kishte luajtur edhe me Milanon e Kumanovës, Rabotniçkin, EuroMilkun, Renovën dhe së fundmi Borecin. (infOSport.mk)

Leave a Reply