Zyrtare, shtyhet ndeshja Dortmund – Monako, eksploziv pranë autobusit të gjermanëve (VIDEO)

Ndeshja e parë çerekfinale ndërmjet Borusia Dortmundit dhe Monakos është shtyrë, për shkak një incidenti që ndodhi me autobusin e skuadrës gjermane. Në afërsi të autobusit të “milionerëve” kishte shpërthyer një bombë, si rezultat i së cilës ishte lënduar mbrojtësi i Borusia Dortmundit, Martk Bartra.

Ai menjëherë ishte dërguar për në spital, ndërsa nga klubi gjerman konfirmuan se gjendja e tij është stabile dhe se nuk ka pësuar ndonjë lëndim më serioz.

Deri te ky incident erdhi derisa autobusi i Dortmundit ishte duke udhëtuar rrugës drejt stadiumit “Sinjal Iduna Park”, me ç’rast të gjitha xhamat e autobusit ishin thyer. Sipas disa mediave në ato momente kishin shpërthyer dy bomba, ndërsa disa media tjera pohojnë se ka pasur tre eksplozive.

“Pranë autobusit tonë shpërtheu një bombë. Futbollistët nuk janë në rrezik. Nuk ka asnjë rrezik edhe për të pranishmit në stadium. Ju lutemi të qëndroni të qetë. Për momentin në stadium ndodhen punonjësit e shërbimeve për sigurim. Më vonë do të japim më shumë detaje rreth rastit në fjalë” – njoftuan nga press qendra e Borusia Dortmundit.

Vetëm pak minuta pasi u mësua se ndeshja do të shtyhet, nga UEFA njoftuan se e njëjta do të zhvillohet nesër mbrëma në orarin e njëjtë, 20:45.

Leave a Reply