Festa e futbollistëve të Crvena Zvezdës shumë pak mungonte të përfundonte në tragjedi! (FOTO+VIDEO)

Crvena Zvezda sot edhe zyrtarisht ka festuar titullin kampion në Serbi, ndërsa festa e futbollistëve të skuadrës nga kryeqendra serbe pas fitores ndaj Vozdovac 5:1 për një moment doli jashtë kontrollit, e që shumë pak mungonte të përfundonte në një tragjedi.

Derisa futbollistët po shëtisnin me autobusin e hapur rrugëve të Beogradit, disa flakadane që përdornin edhe vetë futbollistët e Crvena Zvezdës sipër në autobus bënë që një pjesë e tij të marrë flakën.

RED STAR

E gjithë kjo situatë e krijuar shkaktoi huti edhe në mesin e futbollistëve të Zvezdës, të cilët në ato momente kishin filluar të kërcejnë nga autobusi, teksa ndër ata që e kanë pësuar më së keqi kanë qenë një kameraman.

Leave a Reply