LDFM – Perëndim, Vëllazërimi dhe Struga e mbyllin me fitore sezonin

Të shtunën Liga e Dytë – Perëndim uli siparin për sezonin 2017/2018, me Makedonija Gjorçe Petrovin kampion dhe Gostivarin që do të luaj në balotazh, teksa nga kjo ligë sigurtë largohen Novaci,  Zajazi dhe Lokomotiva, teksa rrezikon dukshëm edhe EuroMilku që sezonin e mbylli në pozitën e 7-të, njofton “infOSport.mk”.

Këta të fundit sot në teren vendas barazuan pa gola ndaj Novacit, teksa nga katër skuadrat shqiptare, tre prej tyre shënuan fitore komode.

Struga Trim Lum falë golave të shënuar nga Agon Istrefi (10’), Flamur Tairi (45’), Antonio Kalanoski (68’), Blagojçe Glavevski (78’) dhe Veton Hani (79’), mundën 5:1 në transfertë Lokomotivën, për të cilën skuadër golin e vetëm e realizoi Kristijan Apostoloski (77’).

Një fitore të sigurtë, por që në fund pa shumë vlera arriti edhe Vëllazërimi në Tetovë ndaj Teteksit. Sulmuesit Belul Beniu (27’), Murat Adili (71’), Maliq Beluli (78’) dhe Alen Dumoski (81’) shënuan 4 golat për skuadrën kërçovare, teksa për Teteksin në këtë ndeshje në mungesë të emrave shqiptarë, në listën e golashënuesve u regjistrua Igor Savevski (70’) nga pika e bardhë dhe Marjan Bilbiloski në minutën e parë shtesë të takimit.

Për dallim nga Vëllazërimi, Struga Trim Lum dhe Gostivari, që falë “tripletës” së Bashkim Lamas mundi Makedonija Gjorçe Petrovin, skuadra e Zajazit në teren vendas u mund nga Labunishti me rezultatin 1:7.

LDFM – Perëndim, Java 27

EuroMilku 0 – 0 Novaci
Gostivari 3 – 0 Makedonija Gj.P
Lokomotiva 1 – 5 Struga Trim & Lum
Teteksi 2 – 4 Vëllazërimi
Zajazi 1 – 7 Labunishta

Leave a Reply