Avokati i CR7: Dokumentet kundër tij janë të manipuluara

Ka nisur mbrojtja e Kristiano Ronaldos kundër akuzave për përdhunim seksual ndaj Kathryn Mayorga.

Avokati i portugezit, Peter Kristiansen, ka dhënë një deklaratë për shtyp, në të cilën u përgjigjet me vendosmëri lajmeve të javëve të fundit, ku sipas tij, futbollisti i Juventusit është sulmuar padrejtësisht.

“Kjo fushatë denigrimi e qëllimshme është e bazuar në dokumente elektronike të cilat janë vjedhur dhe janë manipuluar”, ka thënë ai.

“Nga viti 2015 e deri më sot, shumë studio ligjore në Evropë janë sulmuar nga një haker, i cili është munduar të shesë informacione të rëndësishme, që më pas u është ndryshuar përmbajtja nga persona të papërgjegjshëm”.

Sipas po kësaj deklarate, pozicioni i Kristiano Ronaldos është i njëjtë e njëkohësisht e vetmja e vërtetë.

Ngjarja, e cila ka ndodhur në vitin 2009 në Las Vegas, ka qenë një raport konsensual. Kristiansen ka sqaruar më tej se është e vërtetë që klienti i tij ka paguar Mayorgan, duke ndjekur këshillën e avokatëve për t’u dhënë fund akuzave të bëra kundër tij, por kjo nuk do të thotë se ai ka pranuar që është fajtor.

Gjithsesi, kjo situatë sa vjen e po bëhet më e rëndë, pasi po dëmton imazhin e Ronaldos. Tri femra të tjera, pretendojnë se i ka ndodhur e njëjta gjë në të kaluarën nga portugezi.

Leave a Reply