Fansat e Khabib fitoren e tij e festojnë me armë (VIDEO)

Lufta midis Khabib Nurmagomedov dhe Konor MekGregor në UFC229 pa dyshim se  ishte njëra ndër ngjarjet më të mëdha sportive të këtij viti. Nurmagomedov ishte superior ndaj irlandezit, duke e mundur atë në mënyrë bindëse, duke mos i lënë fare hapësirë Konorit që të vie në shprehje.

Fitorja e dagestanezit u mirëprit nga shuma fansa të tij, ndërsa disa prej tyre kishin zgjedhur që fitoren e tij ta festojnë në mënyrë paksa më të veçantë.

Në një video të postuar në ‘Instagram’, shihen disa njerëz me armë në duar duke thërritur emrin e Khabibit dhe duke gjuajtur në ajër.

Leave a Reply