Barsegian mungon ndaj Shkëndijës!

Një ndër futbollistët më të mirë të Vardarit, Tigran Barsegian rrezikon të mos luaj në ndeshjen derbi të fundjavës që skuadra e tij do ta zhvillojë kundër Shkëndijës. Reprezentuesi armen nuk ka leje pune, për shkak borxheve që i ka klubi ndaj tij, por edhe ndaj disa prej futbollistëve të tjerë. Gjithashtu sipas ‘sportmedia’, drejtueist e Vardarit futbollistit armen nuk i kanë paguar as sigurimin shëndetësorë.

Për shkak problemeve të njëjta Barsegian nuk luajti as në ndeshjen e Kupës kundër Makedonija Gj.P si dhe në ndeshjen kampionale ndaj Akademia Pandev.

Leave a Reply