Lacio superiore ndaj Marsejës, Sevilja dhe Viljareali të pamëshirshëm

Një super Lacio u shfaq sonte në Velodrome në përballjen kundër vendasve të Olimpikut të Marsejës, duke mundur këta të fundit me rezultatin 1:3, njofton ‘infOSport.mk’. Skuadra e Strakoshës dhe Valon Berishës, që u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë ishte superiore në këtë përballje, ndërsa fitoren e paralajmëroi Vallas që në minutën e 10-të. Kaisedo në minutën e 59-të solli edhe golin e dytë për ‘lacialët’, ndërsa për një çast shpresat e vendasve i riktheu Pajet me golin e shënuar në minutën e 86-të, mirëpo gol ky që vleu vetëm për statistikë, pasi në fund Marushiç me golin e shënuar në minutën e fundit të takimit vetëm se konfirmoi këtë fitore të skuadrës italiane.

Fitore bindëse në këtë mbrëmje për skuadrat spanjolle, Sevilja dhe Viljareal, që shkartëruan turqit e Akhisar, gjegjësisht austriakët e Rapid Vienës.

Sevilja në ‘Ramon Sançez Pizhuan’ shënoi fitore 6:0 ndaj Akhisar, teksa Viljareali në ‘El Madrigal’ turpëroi Rapidin me rezultatin 5:0.

Një fitore të sigurtë arriti edhe Çelzi, që në ‘Stemford Brixh’ mundi Bate Borisovin me rezultatin 1:3, teksa në një ndeshje që dhuroi plotë 6 gola, Beshiktashi në ‘Vodafone Stadium’ u mund nga Genku me rezultatin 2:4.

Ajntrahti i Frankfurtit ka vazhduar të shkëlqejë në Liga Europa, duke mundur Apollon Limasolin me rezultatin 2:0, teksa Renxhersi i Eros Grezdës nuk arriti më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen si vendas kundër Spartakkut të Moskës. Grezda në lojë u inkuadrua në minutën e 68-të, mirëpo duke mos arritur që të ndihmojë skuadrën e tij për të shënuar atë gol të shumëdëshiruar, Standard Liezhi mundi 2:1 Krasnodarin, ndeshjet Sparsborg – Malme dhe Jablonec – Astana u mbyllën me rezultatin identik 1:1, teksa Mol Vidi dhe Dinamo Kievi shënuan fitore si mysafir, ndaj ndaj PAOK-ut, gjegjësisht Renit.

Ukrainasit shënuan fitore 1:2 ndaj Renit në Francë, teksa hungarezët e Mol Vidit shënuan fitore 0:2 ndaj grekëve të PAOK-ut.

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply