Shkëndija përballë Rosenborgut në “play-off” të Liga Europa

Shkëndija sonte edhe zyrtarisht ka mësuar emrin e kundërshtarit për dy ndeshjet e “play-off” të Liga Europa, pengesës së fundit që kampionët e vendit tonë të shkruajnë historinë, dhe për herë të parë të luajnë në grupet e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian, njofton “infOSport.mk”.

Kundërshtarë i skuadrës tetovare në këtë fazë do të jetë Rosenborgu, që edicionin e kaluar luante në të njëjtin grup me Vardarin.

Do të jetë ky viti i dytë që skuadra e njohur norvegjeze do të luaj në Shkup, kur edhe përfundimisht me 30 gusht në ndeshjen e kthimit do të mësojmë se kush do të sigurojë vizën për në ndeshjet finale në grupe.

Ndeshjen e parë Shkëndija do ta zhvillojë në transfertë me datë 23 gusht.

Ndryshe Rosenborgu një vend për në ndeshjet e “play-off” siguroi, pasi bindshëm me rezultatin e përgjithshëm 5:0 eliminoi irlandezët e Kork Sitit.

Pas fitores 0:2 në transfertë, sonte Rosenborgu si vendas shënoi fitore 3:0.

Rikujtojmë Shkëndija u eliminua nga Salzburgu në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, duke fituar të drejtën që të luaj në fazën “play-off”, të Liga Europa, ku me një sukses ndaj Rosenborgut, do të përsëriste suksesin e Vardarit sezonin e kaluar, duke bërë që Maqedonia për të dytin vit me rradhë të ketë përfaqësuesin e saj në grupet e Liga Europa.

Leave a Reply