ZYRTARE: Ermal Krasniqi përforcon Llapin

Sulmuesi i talentuar kosovar, Ermal Krasniqi prej sot edhe zyrtarisht është pjesë e Llapit.

Talenti i cili në një moshë të re ka arritur të realizoj 31 gola për një edicion do jetë një freski për sulmin e ekipit llapjan në ndeshjet kampionale të Superligës së Kosovës.

19-vjeçari Krasniqi luan si sulmues i krahut. Ai ishte pjesë e Feronikelit ku luajti si junior, ndërsa sezonin e fundit luajti për Ujëvarën e Malishevës duke qenë golashenuesi më i mirë i skuadrës.

Ermali pjesë e Llapit ishte që nga fillimi i përgaditjeve, ku kishte realizuar edhe 4 gola gjatë ndeshjeve kontrolluese, me ç’rast kishte arritur që të bind  drejtuesit e Llapit të nënshkruajnë me të si një lojtar mjaft produktiv dhe premtues për repartin e sulmit.

Leave a Reply