Bajerni blen një kampion Bote!

Bajern Munihu ka bërë një goditje të bujshme, teksa ka arritur marrëveshje me një kampion Bote. Fjala është për mbrojtësin e krahut të djathtë, Benjamin Pavard, i cili skuadrës ‘bavareze’ do ti bashkohet vetëm gjatë verës.

Pavard te Bajerni vjen nga rradhët e Shtutgartit, ndërsa për një transferim të këtillë, tashmë përflitej një kohë më të gjatë, pavarësisht se drejtuesit e klubit bavarez, deri më tash mohonin një gjë të tillë.

Francezi 22-vjeçar në Bundesligë ishte transferuar gjatë vitit 2016-të, kur Shtutgartit i ishte bashkuar nga rradhët e Lilës, ndërsa falë paraqitjeve të tij ai kishte tërhequr vëmendjen e ‘bavarezëve’.

Pavard me Bajernin e Munihut ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare.

Leave a Reply