Pas Enes Azizit, FC Shkupi godet sërish, kësaj rradhe përforcon stafin teknik

Skuadra e FC Shkupit ka zhvilluar stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve dimërore në Dojran, ndërsa tani së bashku me klubin në përbërjen e stafit teknik, me futbollistët do të punojë edhe një emër i madh i futbollit turk, Husejin Hursoj.

Ky i fundit vjen si zëvendësues i Emrah Volkan, i cili shkaku i problemeve familjare, nuk mundej që të vazhdojë qëndrimin në Shkup.

54-vjeçari Husejin Hursoj i lindur në Bursa të Turqisë, është i pajisur me UEFA Pro licencë, ndërsa karriera e tij si trajner tani mbush plot 20 vite.

Ai zanatin e trajnerit e kishte filluar me grup moshat e reja të Bursaspor, ndërsa në ekipin Bursa Tofasspor ishte shef i stafit teknik. Ai gjithashtu kishte punuar si trajner profesional me ekipet Bursa Merinos, Bursaspor, Muqlaspor, Bursa Niluferspor, Tarsus Idmaryrda, Yesil Bursa, Nilofer Erdenlispor dhe se fundi në Bursaspor, si përgjegjës teknik i ekipit.

Leave a Reply