Sulmuesi i Tiranës iu bashkua Rabotniçkit! Plotë 5 emra të rinj në mesin e ‘romantikëve’

Skuadra e Rabotniçkit gjatë ditës së djeshme edhe zyrtarisht ka nisur fazën e përgatitjeve për stinorin pranveror, ndërsa që në grumbullimin e parë të ‘romantikëve’ vërehej prezenca edhe e 4 përforcimeve të reja, njofton ‘infOSport.mk’.

Një ndër ata përforcime, ishte edhe tashmë ish sulmuesi i Tiranës, Dejan Bllazhevski, i cili vetëm pas 6 muajve i dha fund aventurës së tij në Superligën shqiptare. Ai me Tiranën gjatë stinirot vjeshtorë zhvilloi 10 ndeshje kampionale, duke regjistruar edhe 3 gola.

Bllazhevski me Rabotniçkin ka nënshkruar kontratë një vjeçare, njëjtë sikurse edhe sulmuesi brazilian, Zhuninjo Kabral. 26-vjeçari vjen nga rradhët e skuadrës malteze të Floriana, ndërsa gjatë karrierës së tij në Brazil kishte veshur fanellën e Botafogos dhe Araksas.

Dy përforcimet tjera të ‘romantikëve’ vijnë nga fqinjët tanë të Bullgarisë. Fjala është për mesfushorin Nikolaj Dilgerov, i cili erdhi nga skuadra e Carsko Selo, duke nënshkruar kontratë 6 mujore, me opcion për ta vazhduar të njëjtën edhe për 1 vit tjetër, si dhe për mbrojtësin 28-vjeçar Emil Vijaçki, transmeton ‘infOSport.mk’.

Ky i fundit vjen nga rradhët e Lokomotivës nga Sofja, ndërsa me ‘romantikët’ ka nënshkruar kontratë deri në qershon e vitit 2020.

Rikujtojmë që më herët Rabotniçki kishte siguruar edhe shërbimet e sulmuesit të FC Shkupit, Bazhe Ilijoski.

Leave a Reply