Nuk i’a doli te Renova, i bashkohet Pobedës

Pas Fatjon Jusufit, Miran Maksutit dhe brazilianit Fernando Silva, futbollisti i rradhës që largohet nga Renova, është qendërmbrojtësi Aleksandar Ristevski, njofton ‘infOSport.mk’.

Mbrojtësi 26-vjeçar i pakënaqur nga hapësirat e pakta që merrte te skuadra tetovare, vendosi ti thotë lamtumirë skuadrës ‘bardhekaltër’ nga Xhepçishti, pjesë e së cilës ishte nga korriku u vitit që lamë pas.

Ai te Renova erdhi nga rradhët e Pelisterit, ndërsa pas plotë një viti, sërish rikthehet te Pobeda, pjesë e së cilës ishte për një vit e gjysmë, para se janarin e vitit 2018-të, të largohej nga Prilepi.

Ristevski gjatë stinorit vjeshtorë me fanellën e Renovës u paraqit në vetëm 3 ndeshje, edhe atë gjithnjë si zëvendësues, duke zhvilluar gjithsej 17 minuta.

Leave a Reply