Tasevski: Me Sileksin kam vetëm kujtime të mira, mirëpo tash mendoj për  Rabotniçkin

Java e 11-të në elitën e futbollit vendor sjellë një përballje shumë interesante, atë midis Sileksit dhe Rabotniçkit.  Përveç faktit se ndeshjet mes këtyre dy skuadrave çdoherë kanë sjellë shumë paqartësi, interesant është fakti se ekipi shkupjan në këtë përballje do të udhëhiqet nga strategu i deritanishëm i Sileksit, Zhikica Tasevski, i cili skuadrën nga Kratova e udhëhoqi në të gjitha 9 ndeshjet e fazës së parë.

Shkaku i rezultateve jo të mira me marrëveshje të dyanshme u soll vendimi për ndarjen mes tyre, ndërsa vetëm pas dy javësh fati deshi që Tasevski sërish të rikthehet në Kratovë, mirëpo kësaj rradhe si kundërshtarë. Ai nga qëndrimi i tij në Kratovë ka vetëm kujtime të mira, mirëpo si një profesionist i vërtetë, ai tashmë gjithë vëmendjen e ka të përqëndruar te Rabotniçki, në krye të së cilës skuadër javën e shkuar debutoi me fitore në transfertën ndaj Renovës në Tetovë.

‘Nesër luajmë ndaj ish skuadrës sime, ku isha deri para ca javësh. Mund të them se nga Kratova kam vetëm kujtime të mira. Kam pasur raporte të shkëlqyeshme me drejtuesit e këtij klubi, mirëpo ne jemi profesionistë dhe tashmë unë jam pjesë e Rabotniçkit, ashtu që mendoj për ekipin tim, ku kam luajtur edhe si futbollistë, ndërsa në disa raste kam luajtur edhe rolin e trajnerit. Gjatë gjithë javës futbollistët kanë punuar në mënyrë profesionale, ashtu që shpresojmë në një rezultat pozitiv nga kjo transfertë, edhe pse duhet pranuar se stadiumi në Kratovë është shumë i vështirë për çdo skuadër” – tha Tasevski, i cili të dielën për herë të parë do të dalë si kundërshtarë përballë Sileksit.

Rikujtojmë në ndeshjen e parë që këto dy skuadra e kishin zhvilluar në ‘Telekom Arena’ në Shkup, ishte Rabotniçki që kishte shnëuar fitore me rezultatin 2:1. Në atë ndeshje ‘romantikët’ udhëhiqeshin nga Gjore Jovanovski, vendin e të cilit nga ndeshja e javës së kaluar e zuri pikërisht Zhikca Tasevski.

Ndeshja Sileksi-Rabotniçki zhvillohet në Kratovë me fillim në ora 13:30.

Leave a Reply