Bozhinovski: Në Tetovë nuk kemi se çfarë të humbim

Një ndër futbollistët më me përvojë në futbollin elitar vendor është pa dyshim edhe Bobi Bozhinovski, aktualisht kapiteni i Makedonija GJ.P., i cili gjatë karrierës së tij në Maqedoni ka veshur edhe fanellat e skuadrave si Vardar, Rabotniçki, Pelister dhe Teteks.

Ai këtë edicion me Makedonija Gj.P ka zhvilluar të gjitha 10 ndeshjet, duke realizuar edhe 2 gola, ndërsa sa i përket takimit të sotshëm ndaj Shkëndijës, veterani 37-vjeçar thotë se skuadra e tij nuk ka se çfarë të humbasë në këtë ndeshje, por thjeshtë në Tetovë udhëtojnë me të vetmin qëllim për të luajtur futboll, me shpresë se mund të vazhdojnë serinë pozitive prej 4 ndeshjeve pa humbje.

‘Kuptohet se Shkëndija është favorit në këtë ndeshje. Pas fitores ndaj Vardarit, sigurisht se dëshirojnë të kapin ritmin e fitoreve. Ne në këtë drejtim nuk kemi se çfarë të humbasim. Shkojmë në Tetovë për të luajtur futboll. Do të jetë e vështirë, mirëpo do të provojmë që të ju prishim planet, duke pasur parasysh se edhe neve kemi hyrë në një ritëm të fitoreve, ashtu që shpresoj se favoriti do mbetet favoritë vetëm në letër’ – tha enkas për ‘infOSport.mk’ kapiteni i Makedonija GJ.P, Bobi Bozhinovski.

Rikujtojmë ndeshja e parë e zhvilluar në Shkup midis Makedonija Gj.P dhe Shkëndijës ishte mbyllur me barazim pa gola, ashtu që pikërisht sot në Tetovë shpresojmë ti shohim golat e parë të këtij sezoni në përballjet ndërmjet këtyre dy skuadrave. Ndeshja Shkëndija – Makedonija Gj.P starton në ora 13:30.

Leave a Reply