Jusuf: Ndaj Rabotniçkit ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Sileksi tashmë 7 ndeshje me rradhë nuk dinë për fitore. Skuadra nga Kratova për herë të fundit kishte triumfuar në kuadër të javës së 3-të kundër Renovës me 26 gusht, ndërsa ndeshja e sotme kundër Rabotniçkit për futbollistin kumanovar të Sileksit, Alpaj Jusuf, është më e rëndësishmja, pasi një fitore nga kjo përballje, beson se do të kishte liruar skuadrën nga ngërçi në të cilin ndodhet.

‘Si Rabotniçki, ashtu edhe ne në fushë do të zbresim për të marrë ato tre pikë. Që neve na nevojiten më shumë se kurrë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ndërsa besoj se për ne do të jenë 90 minutat më të vështira të këtij sezoni. Nuk e meritojmë të jemi në pozitën e fundit në renditje. Shpresojmë të marrim tre pikët e plota për tu liruar nga ky ngërç. Na mungon vetëm një fitore për të marrë atë vetëbesimin që na mungon për momentin’ – tha Alpaj Jusuf, i cili thurri elozhe për ish trajnerin e tij, Zhikica Tasevski, që sot do të udhëheq Rabotniçkin.

‘Tasevski është një strateg shumë i mirë, mund të them lirisht një ndër trajnerët më të mirë në Ligën e Parë, mirëpo neve jemi gati për lojë dhe për luftë gjatë 90 minutave më të rëndësishme për neve’ – përfundoi prononcimin e tij për ‘infOSport.mk’, futbollisti kumanovar, i cili te Sileksi kishte ardhur pikërisht me rekomandim të tashmë ish trajnerit të Sileksit, Zhikica Tasevski.

Ndeshja Sileksi – Rabotniçki starton në ora 13:30, ndërsa drejtësinë do të ndajë Zoranço Temelkov nga Kavadari.

Leave a Reply