NBA, Bostoni ndali serinë e fitoreve të Milluokit

Boston Selltiks ka ndalur serinë prej 7 fitoreve të njëpasnjëshme të Milluokit. ‘Selltiksat’ shënuan fitore 117:117, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund.

Irving me 28 pikë ishte lider në fushë tek ‘selltiksat’, ndërsa për Milluoki nuk mjaftuan as 33 pikët dhe 11 kërcimet e Antetokounmpo për të evituar humbjen.

Denveri falë një pjese të dytë të shkëlqyeshme, mundi Klivlendin me rezultatin 110:91. Moment i mirë në kampionët e Oklahomës, skuadër kjo që arriti edhe fitoren e tretë radhazi, duke mundur Sharlotin me rezultatin 111:107.

Vestbruk regjistroi 29 pikë dhe 10 asiste për Oklahomën, te e cila skuadër me lojë të mirë u dallua edhe Shroder, që realizoi 21 pikë.

Fitore të lehtë korri edhe Portlandi, që mundi Nju Orlinsin me rezultatin 132:119. Lilard me 26 pikë, 6 asiste dhe 7 kërcime ishte më i dalluari tek ‘blejzersat’, për të cilën skuadër një lojë të mirë bëri edhe boshnjaku Nurkiç, duke e mbyllur ndeshjen me 20 pikë.

Sakramento falë 31 pikëve, 15 asisteve dhe 10 kërcimeve të Foks mundi Atlantan me reuzltatin 146:115, ndërsa Filadelfia mundi LA Klipersn me rezultatin 122:113. Te ‘76-shet’ në këtë ndeshje u dallua Embid me 41 pikë dhe 13 kërcime.

NBA – Rezultatet
Charlotte 107:111 Oklahoma
Cleveland 91:110 Denver
Philadelphia 122:113 Clippers
Atlanta 115:146 Sacramento
Boston 117:113 Milwaukee
Portland 132:119 New Orleans

Leave a Reply