Kumanovari Naser Aliji bëhet me skuadër të re

Futbollisti kumanovar, Naser Aliji, që gjithashtu mbron edhe ngjyrat e Kombëtares së Shqipërisë, është bërë me skuadër të re.

Pas aktivizimit me skuadrën italiane të Virtus Entella gjatë sezonit të kaluar, Aliji ishte pa skuadër prej qershorit të kaluar, ndërsa tashmë karrierën e tij, Aliji ka vendosur ta vazhdojë në Rumani te skuadra e Dinamo Bukureshtit.

Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i klubit rumun, Mirçea Redniç, që njoftoi se Aliji mund të cilësohet përfundimisht një futbollistë i Dinamo Bukureshtit.

Për mbrojtësin 24-vjeçar, do të nisë një aventurë e re, me një prej klubeve më të suksesshme në historinë e futbollit në Rumani, me 18 tituj kampion dhe 13 Kupa.

Leave a Reply