Juventus Serava mundi bindshëm Shkëndijën

Juventus Serava ka shënuar edhe fitoren e katërt këtë edicion në elitën e futsalit, ku në program gjatë këtyre ditëve janë ndeshjet e javës së 9-të, njofton ‘infOSport.mk’. Skuadra shkupjane në parketin e saj të enjten në mbrëmje mundi Shkëndijën me rezultatin 11:5.

‘Bardhezinjtë’ ishin dukshëm kundërshtarë më i mirë në këtë ndeshje, ndërsa gjatë pjesës së parë nuk i lejuan kundërshtarit të shënojë asnjë gol, duke e mbyllur këtë pjesë me shifrat 4:0.

Edhe në pjesën e dytë Juventus Serava ishte skuadër më e mirë,  ndërsa mysafirët arritën në maksimum të shfytëzojnë rastet e tyre para portës vendase, duke shënuar 5 gola në këtë pjesë, kundrejt 7 gola të Juventus Seravës.

Besnik Latifi e kishte nisur serinë  e golave, ku përveç tij nga një gol kishin shënuar edhe Berat Ramadani dhe Pajtim Rexhepi, ndërsa nga dy gola për ekipin ‘bardhezi’ nga Serava kishin realizuar Agim Ramadani, Osman Mustafa, Xhelal Mjaku dhe lojtari shumë premtues, Furkan Shabani.

Me këtë fitore Juventus Serava arrinë në kuotën e 12 pikëve, dhe aktualisht mbanë pozitën e 7-të në tabelë, teksa Shkëndija mbetet e betonuar në pozitën e fundit me vetëm 1 pikë.

Leave a Reply