Pogba dhe Ibrahimoviç? Raiola flet për të ardhmen e tyre

Mino Raiola vazhdon të trazojë ujërat e merkatos sa herë që i jepet rasti të flasë në media dhe sidomos kur bëhet fjalë për futbollistë me emra dhe që kërkohen nga klube të mëdha europiane.

Këtë radhë, Raiola ka folur për Ibrahimoviç dhe Pogba, për të cilët ka bërë me dije të ardhmen e tyre. Nëse për Pogban është i bindur se ai ndihet i lumtur në Angli, për Ibrahimoviçin shprehet se rruga drejt Milanos është e hapur.

Pogba ka ndryshuar marrëdhënien e tij me Murinjon. Ai është më i qetë dhe tani ndihet i rëndësishëm te Mançester Junajtedi, megjithëse Juventusin e ka ende në zemër.

Ibrahimoviç? Unë konfirmoj atë që është thënë, marrëdhëniet me drejtuesit e ri të Milanit janë të shkëlqyera, kështu që të gjitha rrugët janë të hapura, – tha mes të tjerash Raiola.

Leave a Reply