Xherdan Shaqiri shënon gol ndaj Fulhamit

Fitore e Liverpulit ndaj Fulhamit, me gol të shqiptarit Xherdan Shaqiri. Ky i fundit e realizoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 53-të të sfidës, duke vulosur shifrat finale 2:0 të kësaj sfide, pasi deri në fund rezultati nuk ndryshoi. Ky ishte goli i dytë për Shaqiri me fanellën e Liverpulit.

Golin e parë për të “kuqt” e shenoi Mohamed Salah. Liverpuli për momentin ngjitet në vendin e parë të Premier Ligës, duke u ndjekur nga Mançester Siti që sot nga ora 17:30 luan derbin me Junajtedin.

Leave a Reply